Fejohet Jeremy Meeks

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 08:52 | Nga

Vetëm dy muaj pasi Jeremy Meeks, ai që njihet si krimineli më i bukur në botë, u kap mat duke tradhtuar bashkëshorten me Chloe Green, kanë nisur spekulimet se “djali i nxehtë” do të fejohet.

Jeremy Meeks dhe Chloe Green kanë qenë të pandarë dhe shumë të dashuruar gjatë gjithë verës së nxehtë … por a janë fejuar në të vërtetë?

Modeli, më 29 gusht, publikoi një foto romantike me Chloe nga pushimet në Malibu dhe nuk ka asnjë gabim në atë që shihet në gishtin e saj të unazës. Në një video selfie, Jeremy i ka krahët e hedhur rreth qafës së Chloe, ndërsa ajo e ka kapur me dorën e saj të mjatë … ku duket një unazë që shkëlqen me gur diamanti në gishtin e unazës. A është kjo provë që Jeremy i ka propozuar partneres së tij të re?

Marrëdhënia e Jeremy dhe Chloe u bë publike në fund të korrikut — pas fotove të nxehta duke u puthur me pasion në plazh, ndërsa bashkëshortja e tij, Melissa Meeks, ishte në shtëpi me të birin.

E shkatërruar, disa ditë më vonë, Melissa pa nga mediat se çfarë po ndodhte me bashkëshortin dhe pasi ai u kthye në shtëpi, ajo i kërkoi divorcin. Më pak se dy javë më vonë, Jeremy konfirmoi zyrtarisht ndarjen nga Melissa dhe vendosi të vazhdojë romancën me Chloe.

Sipas burimeve të HollywoodLife.com, më herët gjatë këtij muaji, Jeremy dhe Chloe ishin gati t’i thoshin njëri-tjetrit “I love you”, kështu që nuk është surprizë edhe që ata të dy mund të kenë kaluar në një nivel tjetër. Ata edhe mund të mendojnë për të krijuar familje një ditë! “Jeremy ia ka bërë të qartë Chloe se ai i do shumë fëmijët dhe është gati që të ketë më shumë fëmijë”,- thonë burimet. “Të dy janë shumë të dashuruar për momentin dhe Jeremy ndihet sikur po jeton marrëdhënien më të lumtur që ka pasur në jetë… Uaaaauuuu!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme