Fero paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me reperin Duda

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të përfolur në shtypin rozë.

Kjo pas disa zënkave që fillimisht kishte pasur me artistin Robert Berisha e më pas edhe me reperët e tjerë: Lyrical Son, MC Kresha dhe BimBimma.

I njëjti tashmë është rikthyer në Kosovë, por duket se jo për t’u përballur me emrat e lartpërmendur edhe pse u shpalli luftë fizikisht.

Përmes disa postimeve që ka ndarë në llogarinë personale, Instagram, Fero aktualisht ndodhet në qytetin e tij të lindjes – Gjilan për të xhiruar klipin e ri.

Ai ka bashkuar forcat me reperin Duda e me një pjesë të artistëve gjilanas për këngën e re, e cila pritet të lansohet së shpejti.

Në një nga imazhet ku shfaqet në një bisedë virtuale me Dudën, ai në mbishkrim shtoi, “së shpejti” – referuar projektit të përbashkët.

Në vazhdim presim të shohim se çfarë do na sjellin artistët e njohur, duke qenë se më herët nuk kishin raporte edhe aq të mira.

Të ngjashme