Feston ditëlindjen e 25-të, Genc Prelvukaj me dedikim për Eni Koçin: Edhe një mijë jetë po të kisha nuk do gjeja kurrë si ti

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, feston sot (e hënë) ditëlindjen e 25-të.

Ajo me këtë rast ka pranuar një sërë urimesh nga miqtë e të afërmit dhe një të veçantë nga partneri i saj, artisti Genc Prelvukaj.

Ky i fundit në këtë ditë speciale ka shprehur dashurinë e madhe dhe rëndësinë që ka për të.

“Urime ditëlindjen dashuria ime. Uroj të kesh shumë vite në jetë. Dua të jesh e lumtur çdoherë, e buzëqeshur dhe të kesh gjithçka që ke dashur dhe do në jetë. Ditët me ty, fillojnë dhe ikin sa hap e mbyll sytë, sepse çdo moment ma bën të bukur. Je njeri i mirë, me zemër të mirë, që edhe njëmijë vite jetë po ti kisha, nuk do gjeja kurrë si ti”.

“Vitet ikin shpejt, një ditë do shfaqen edhe fijet e bardha dhe rrudhat, por bukuria jote nuk do te shterojë kurrë, sepse ajo gjendet në shpirt tek ti. Mund të shkruaj edhe njëmijë fjalë tjera por serish nuk pasqyroj saktë atë që e ndjej për ty. Gëzuar yll i bukur. Unë të dua çdo ditë e më shumë”, kanë qenë fjalët e Prelvukajt për Koçin.

Çifti janë së bashku prej shumë vitesh, ndërsa kurorëzuan dashurinë me fejesë në 2019

Të ngjashme