Fifi dhe Young Zerka lansojnë projektin “Pa Gajle”

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Në këtë kohë verore, shumica e artistëve shqiptarë kanë filluar lansimin e projekteve të tyre.

Së fundmi, ishin këngëtarët Filloreta Raçi dhe Young Zerka të cilët kanë bashkuar fuqitë e tyre për të sjellë diçka të veçantë.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, dyshja kanë publikuar sekuenca të shkurta nga dueti i tyre.

“Pa Galje” titullohet kënga e dyshes, instrumentalin e së cilës e ka bërë Cekic Beatz, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë artistët.

Duke përshkruar një histori dashurie, Fifi dhe Zerka janë parë me plot stil në klip, e krejt kjo falë Imagine Films.

Projekti muzikor tashmë gjendet në pothuajse të gjitha platformat digjitale, ndërsa ka arritur menjëherë të pëlqehet. 

Të ngjashme