Filharmonia e Kosovës me koncert në Paris në kujtim të dhimbjeve të luftës në Kosovë

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në Paris, në njëzet vjetorin e përfundimit të luftës në Kosovë, Filharmonia e Kosovës, shkëlqeu në paraqitje, me veprën e Karl Jenkins, Njeriu i Armatosur (L’Homee Arme). Një vepër shumëdimensional që i kushtohet paqes.

Vepra, ashtu si u performua shkëlqyeshëm, nga Kori dhe Orkestri i Filharmonisë së Kosovës, në La Cathedrale Saint-Louis-des-Invalides, ku është edhe Muzeu i Armatës, vendi më i njohur i kujtesës dhe nderimit për të rënët në Francë, solli emocione të jashtëzakonshme. Ishte një homazh për paqe dhe për të nderuar të viktimat e luftës në Kosovë.

Për të pranishmit, përfshirë përfaqësuesve nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, ishte një kujtim dhe përjetim i luftës, dhe një thirrje dhe vlerësim për paqen. Më mirë paqe se luftë, thuhet në këtë vepër.

Kosova me këtë rast u paraqit në mënyrën e duhur të shkëlqyer. Për këtë rast mirënjohja i takon Ambasadës së Kosovës në Paris, Ambasadorit Qëndrim Gashi, poashtu drejtorit të Filharmonisë, Baki Jashari, Ulpiana Lama, dhe gjithë ekipit që ka punuar për një kohë të gjatë në të gjitha detajet dhe organizimin, që nuk është aspak e lehtë.

Të ngjashme