Filmi australian që e parashikoi 3 vite më parë Coronavirusin

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Një film australian për një burrë me coronavirus, i cili karantinohet në shtëpi, duket se ka parashikuar pandeminë e coronavirusit 3 vjet më parë.

Filmi i pavarur ‘Cooped Up’ është kategorizuar si një komedi romantike në vitin 2016, kur dhe u publikua, por paralelizmi që shohim tani po e shndërron në një triller.

Në film një djalë infektohet nga një ‘coronavirus lakuriqi nate’ gjatë një udhëtimi në Kinë dhe detyrohet të vetë-izolohet në shtëpinë e fëmijërisë në Sydney për 21 ditë.

Gjatë kësaj kohe ai bie në dashuri me epidemologen që e viziton duke veshur pajisje mbrojtëse shumë të ngjashme me ato që po përdor bota tani.

Ngjashmëria e frikshme me situatën e tanishme ka bërë që filmi të fitojë popullaritet./ge

Të ngjashme