Fortesa Orana, e pesta në Evropian

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Karateistja kosovare, Fortesa Orana u mund në luftën për medaljen e bronztë nga grekja, Elena Chatziliadu, e pesta në renditjen olimpike në Kampionatin Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Vendi i pestë në Evropian, vlerësohet sukses i madh për Fortesën, e cila shfaqi formë të lartë para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Fortesa Orana garoi në kategorinë mbi 68 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Medalje nga ky Evropian Kosovës i solli karateisti Herolind Nishevci që e fitoi të bronztën.

Të ngjashme