Frikë nga ‘Non Grata’?, Armina Mevlani refuzon të mbajë mbiemrin Berisha

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Blogerja e njohur Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha së shpejti do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Dyshja do të martohen në fund të shtatorit.

Në emisionin “Goca dhe Gra” ajo ka zbuluar se do t’i veshë dy fustanë të bardhë.

E pyetur nëse do ta ndërrojë edhe mbiemrin, Armina është përgjigjur “Edhe javës tjetër do të vij si zonja Mevlani. Do të vazhdoj të jem zonja Mevlani”

Ajo nuk e shpjegoi arsyen e këtij vendimi, por kjo ndoshta ka të bëjë me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha i cili është i shpallur si ‘Non Grata’.

Shkëlzen Berisha është djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Të ngjashme