Fustan madhështor: Kaq pagoi Elita Rudi për vellon e dasmës

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Me kërkesë të veçantë u punua velloja e moderatores së njohur Elita Rudi, e cila javën që lamë pas ishte protagonistja kryesore e mediave rozë.

Martesa e saj me reperin Gjiko nga Peja, ishte tema e javës së kaluar derisa çifti lidhën kurorë të shtunën përmes një ceremonie madhështore në afërsi të Prishtinës.

Dizajnere e fustanit ka qenë vet Elita bashkë me Geraldina Sposën, e çmimi i fustanit të saj ka kapur një shifër marramendëse.

Siç merr vesh Prive ai fustan kap vlerën në 10 mijë euro, ndërsa Elita ka paguar vetëm gjysmën e çmimit sepse pjesa tjetër është përfshirë në marketingun që i ka bërë ajo kësaj marke, me faktin që e veshi në një dasmë që mori kaq shumë vëmendje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme