Genta Ismajli dhe Fero publikojnë bashkëpunimin “Level Up”

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej kohësh, këngëtarja Genta Ismajli dhe reperi Fero kanë publikuar tashmë bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Level Up” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Kënga është punuar nga producentët Tonik dhe Denk, ndërsa për tekstin është kujdesur Fero.

Dyshja nga Gjilani kanë bashkuar forcat për këtë bashkëpunim, i cili për herë të parë e ka sjell Gentën në një interpretim të veçantë, në stilin rap.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Kosovë.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur Gang Gang Films.

Ky është projekti i parë muzikor i Gentës për këtë vit, ndërsa Fero numëron tashmë një numër të madh këngësh që ka sjell brenda tri muajve të parë të vitit, përfshirë këtu edhe shumë bashkëpunime.

Të ngjashme