Gigi Hadidin e vjedhin në Greqi, kurrë nuk do të kthehem

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 23:23 | Nga Ekonomia Online

Gigi Hadid ndodhej së fundmi me pushime në Mykonos, Greqi së bashku me motrat e saj dhe mikeshat. Mirëpo nga këto pushime, Gigi ka mbetur me shije të keqe pasi sendet e saj personale janë vjedhur. Këtë e bëri të ditur vetë supermodelja me një postim në një tjetër profil të sajin në Instagram “Gisposable”, ku postoi një foto me bikini dhe tregonte çfarë kishte ndodhur.

“Mos lejoni që Instagrami t’ju bëj budalla. U grabita. Kurrë nuk kthehem. Nuk ua rekomandoj, shpenzoni paratë diku tjetër”, shkruan Gigi.

Babai i Gigit, Mohamed Hadid tha për “TMZ” se vajza e tij është e traumatizuar pasi iu grabitën sendet e saj personale.

Burime pranë motrave Hadid thanë për “TMZ” se pas një nate në qytet vajzat u kthyen në shtëpinë e tyre me qira, kur panë se u mungonin: bizhuteri, veshmbathje, çanta dhe syze dielli. Kur panë se policia nuk mund të bënte gjë, vajzat vendosën të ktheheshin me avionin privat.

View this post on Instagram

Gíkonos

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on

Të ngjashme