Gruaja e Cimës për një ditë humb edhe vëllain edhe bashkëshortin

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Në moshën 71-vjeçare është ndarë nga jeta aktori i humorit kosovar, Rasim Thaçi-Cima.

Reagimet ishin të shumta në rrjetet sociale, nga më të dashurit e aktorit.

Mirëpo, dhimbje e dyfishtë u bë për bashkëshorten e aktorit, Shukrie Thaçi, ku po në këtë ditë humbi edhe vëllaun e saj.

Këtë e bëri të ditur vet ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Familjarë dhe miqë me pikellim të thellë ju njoftoj se sot ndrroi jetë vëllau jonë Isuf Vrella lutem Zotit qe te pushoj i qetë ne parajsë”, shkroi ajo.

Të ngjashme