Hande dhe Kerem i japin fund lidhjes shkaku i Demet Ozdemir

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Dy aktorët e serialit “Sen Çal Kapimi”, Hande Erçel dhe Kerem Bursin konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë në Prill të vitit 2021.

Ata publikuan foto së bashku nga pushimet e tyre në Maldive, shoqëruar me dedikime romantike.

Që nga ai moment dyshja u treguan të pandarë, mirëpo së fundmi nuk janë parë bashkë prej disa javësh. Sipas medias turke “Hurriyet”, Hande dhe Kerem i kanë dhënë fund lidhjes.

Shkak raportohet të jetë bërë aktorja Demet Ozdemir, e cila do të punojë në një projekt me Keremin.

Hande dhe Demet nuk i kanë marrëdhëniet e mira me njëra-tjetrën prandaj Handes nuk i ka ardhur mirë që partneri i saj ka pranuar ofertën.

Demet e ka hequr Handen nga Instagrami duke i shtuar më shumë dyshimet.

Të ngjashme