“I ra qafa në tokë”, ndjekësit me kritika të ashpra ndaj fotografisë së Tunës

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare, Altuna Sejdi e njohur si Tuna, është mjaftë aktive në rrjete sociale, ku publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja ka marrë komente të shumta negative në një fotografi të publikuar në “Instagram”. Kjo për arsyen e një fotografie të publikuar me dy fëmijët e saj, djemtë, Tianin dhe Zen.

Në fotografi e publikuar shihet se ka pozuar e lumtur, megjithatë vëmendja bie te mënyra se si e mban në krahë djalin e saj, Zen i cili nuk ka shumë kohë që ka lindur.

Kjo gjë iu ka renë në sy edhe ndjekësve të këngëtares të cilët i kanë shkruar kritika të shumta se si e mban kokën e fëmijës e cila siç duket në foto po qëndron poshtë.

“Kokën keq e ka bebi zoj zogu. Qysh more sja sheh koken nfoto bebes sa keq ja ka majt. Mjer toka qfar njerz pi mban e pi ban nan turp Veq per nje foto. Obviously you don’t know how to hold a baby. I ra qafa n’tokë”, janë disa nga komentet.

Ndryshe, Tuna së fundmi ka qenë në pushimet me bashkëshortin e saj, Patris Berishën dhe fëmijët.

Të ngjashme