Ian McKellen nderohet me çmimin e shtatë “Olivier” për arritje në teatër

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Ian McKellen është nderuar me çmimin e shtatë “Olivier Awards” në ceremoninë e përvjetshme të Mbretërisë së Bashkuar, që vlerëson të arriturat e mëdha në teatër.

Aktori veteran i skenës dhe ekranit është shpërblyer për paraqitjen e tij të vlerësuar lart nga kritika gjatë 80 vjetëve të karrierës më 2019, gjatë së cilës ai është paraqitur me role në më se 80 teatro kudo në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka mbledhur miliona funte për shoqatat bamirëse lokale.

Ai ishte vetëm njëri prej shumë fituesve në ceremoninë e vitit 2020 të çmimeve “Olivier Awards”, të shpallur gjatë së dielës mbrëma në një ceremoni speciale të xhiruar në “The London Palladium” dhe të transmetuar në “ITV” dhe “YouTube”.

Ishte kjo nata e triumfeve për aktorët e rinj dhe ata me përvojë. Indira Varma ka fituar çmimin e saj të parë “Olivier” për aktoren më të mirë në rol dytësor lidhur me paraqitjen në “Present Laughter” të teatrit “The Old Vic”, kurse koreografi Matthew Bourne ka fituar çmimin e nëntë, gjë kjo që e bëri atë aktorin me më së shumti çmime “Olivier”.

Bourne ka fituar çmimin e koreografit më të mirë të teatrit, përkrah Stephen Mearit për shfaqjen “Mary Poppins”, teksa Bob Crowley e fitoi çmimin e tretë të tijin për dizsenjatorin më të mirë të shfaqjes lidhur me muzikalin. Ndërkaq, Andrew Scott fitoi çmimin e aktorit më të mirë për “Present Laughter”; Sharon D. Clarke e rrëmbeu çmimin e aktores më të mirë me rolin e saj në “Death Of A Salesman” në teatrot “Young Vic Theatre” dhe “Piccadilly Theatre”; derisa Marianne Elliott dhe Miranda Cromwell kanë fituar çmimin “Sir Peter Hall” për regjinë më të mirë, gjithashtu për “Death Of A Salesman”.

Në një fjalim mbresëlënës, dukesha e Cornwallit, Camila, ka folur rreth ndikimit të madh që ka teatri në jetët e njerëzve, duke e quajtur atë “gurthemel të jetës së brishtë kulturore, forum për debat dhe mjet të fuqishëm për ndërtimin e komunitetit”.

Dhe ajo i lavdëroi gjithashtu të gjithë ata që punojnë në teatër për “profesionalizmin, vendosmërinë dhe fleksibilitetin e tyre”, posaçërisht në pikun e vështirësive që janë shfaqur nga pandemia e koronavirusit. “Ju lutem qëndroni kaq të vendosur”, ka thënë ajo. “Kemi nevojë për ju. Dhe na keni munguar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme