Iglesias dhe Kournikova bëhen prindër

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 22:48 | Nga

Ata kanë një histori të gjatë dashurie prej 16 vitesh. Enrique Iglesias dhe partnerja e tij, Anna Kournikova janë bërë prindër për herë të parë, shkruan Class.

Atletja ka sjellë në jetë dy binjakë; një djalë dhe një vajzë. Çifti i ka pagëzuar vogëlushët e tyre me emrin, Nicholas dhe Lucy.

Në fakt ardhja në jetë e fëmijëve të këngëtarit është një surprizë, pasi ata e kanë mbajtur sekret shtatzëninë e Anna-s.

Ata janë përpjekur që këtë periudhë të bukur në jetën e tyre, ta mbajnë larg vëmendjes së mediave. Dhe në fakt ia kanë arritur…pasi lindja e dy binjakëve është një surprizë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme