Irkenc Hyka publikon këngën e re “Vonë”

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari dhe producenti i njohur, Irkenc Hyka, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Vonë” titullohet kënga e tij më e re, e cila është e zhanrit baladë.

Muzika është punuar nga vet Irkenci, teksa vargjet e tekstit i ka shkruar Endrit Mumajesi – MUMA.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili mesa duket është xhiruar gjatë pandemisë, pasi këngëtari shfaqet i vetëm në pothuajse të gjitha skenat.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Shqipëria, MAX Production.

Irkenci është shumë i pëlqyer për baladat e tij duket se “Vonë” do të jetë hiti i tij i radhës. 

Të ngjashme