Jennifer Lopez me plane të mëdha për 50 vjetorin e lindjes

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Jennifer Lopez ka bërë plane të mëdha për 50 vjetorin e lindjes.

Këngëtarja Jennifer Lopez i ka njoftuar fansat e saj se për 50 vjetorin e lindjes do të vijë me një turne të madh në SHBA, transmeton lajmi.net.

“Këtë verë do të jem duke festuar. Ditëlindjen e kam në Korrik kështu që këtë vit vendosa të bëj diçka të madhe për ditëlindje, meqë është edhe ditëlindje e madhe. Do të jem në një turne në SHBA. Do të quhet “It’s My Party”, ka thënë ajo gjatë një interviste në emisionin e Ellen Degeneres, që transmetohet këtë të mërkure.

Të ngjashme