Jessie J konfirmon lidhjen e re

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Jessie J e ka konfirmuar lidhjen e re romantike me valltarin Max Pham, duke i postuar disa foto në rrjetet sociale, katër muaj pas ndarjes nga aktori Channing Tatum.

Këngëtarja 32-vjeçare shihet në përqafimin e të dashurit të ri, dhe çifti duket mjaft i lumtur përkrahë njëri-tjetrit.

Si duket Jessie ka vendosur ta konfirmojë këtë lidhje të re dashurie, pasi në portalet e ndryshme kanë filluar të qarkullojnë disa fotografi të realizuara nga paparacit, ku ajo dhe Max shihen duke drekuar në një restorant.

Krahas fotografive të postuara në Instagram, ylli i njohur i muzikës duke bërë shaka ka thënë se ka dashur t’i ndajë disa poza me të dashurin e saj të ri, ngase ato të cilat ishin postuar nga mediat e ndryshme nuk po i pëlqenin aspak.

Në tetor të vitit të kaluar, Jessie J, i informoi fansat se është beqare në pandemi, duke e konfirmuar kështu ndarjen nga 40-vjeçari, Channing Tatum.

Ylli i hitit “Price Tag’ dhe aktori i filmave “Magic Mike”, të cilët e filluan lidhjen romantike në vitin 2018, për herë të fundit u panë së bashku në prill të vitit 2020, duke lënë të nënkuptohet se po e kalojnë karantinën së bashku. Ata konsideroheshin një çift shumë i dashur nga publiku i gjerë, dhe dukej se shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme