“Kam pasiguri si dukem, kam pasur pasiguri duke u rritur”, rrëfehet Yll Limani

Prishtinë | 08 Maj 2022 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari kosovar, Yll Limani ka qenë i ftuar në emisionin “A Live Night” ku ka rrëfyer gjëra që nuk i kishim dëgjuar kurrë më parë në një intervistë shumë ndryshe për jetën e tij.

E ashtu si çdo njeri që ka pasiguritë e tij, këngëtari foli hapur dhe na tregoi se çfarë nuk pëlqen tek vetja e tij.

“Kam pasiguri. Kam pasiguri si dukem, kam pasur pasiguri duke u rritur.‘Body insecurities’, jo t’i kem krahët e gjerë, të kem ‘six pack’ (muskuj barku), të shkoj në palestër. Kur atë pasiguri e shndërron në motivacion për të qenë më i shëndetshëm, je më i shëndetshëm edhe mendërisht”, rrëfen Ylli.

Ylli asnjëherë nuk është bërë pjesë e portaleve për sa i përket skandaleve apo “kundërshtarëve” që kanë të bëjnë me muzikën që ai kompozon për publikun.

“Nuk jam prej atyre figurave publike që them, jo po portalet ma nxin jetën, jo po nuk më lënë rehat. Ti ke zgjedhur këtë jetë ku ti përflitesh. Shumica e personazheve publik edhe në Shqipëri edhe në botë nuk është se nuk kanë qejf t’i përmendin portalet, e kam vënë re te disa një lloj kënaqësie. Thonë që nuk u bëhet qejfi, por është një lloj varësie ndaj të qenurit tërë kohën në portale se përndryshe nuk na kishin dhënë material. Mua kurrë nuk më ka pëlqyer jeta e shtrenjtë, drogërat, më pëlqejnë festat më private”, ka thënë Ylli./iconstyle.al

Të ngjashme