Kariusi nguc vajzat turke, mund të përjashtohet

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 14:40 | Nga

Loris Karius është mjaft aktiv në Instagram dhe akoma pa kompletuar një muaj në Turqi ka vendosur që të shkëmbejë mesazhe me vajza turke

Loris Karius këtë afat kalimtar u transferua nga Liverpooli te Beshiktashi në një marrëveshje huazimi për dy vite.

Portieri gjerman është në qendër të vëmendjes tek mediat turke dhe tani jo për ndonjë gafë të tij në fushë, por jashtë saj.

Ai i ka shkruar një vajzës turke një mesazh në Instagram, derisa ajo ka publikuar se çfarë i ka shkruar ish-portieri i Liverpoolit.

“Ç’kemi, si je?” i ka thënë Karius vajzës turke e cila e ka shpërndarë në media mesazhin e tij.

Për 25-vjeçarin përshëndetja me fanset e tij është diçka normale, por mediet turke e kanë paralajmëruar se nëse ai do të kryejë në të ardhmen ndonjë veprim të ngjashëm atëherë mund të dënohet.

Të ngjashme