Karl von Habsburg bëhet anëtari i parë nga një familje mbretërore që diagnostikohet me Coronavirus

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Pasardhësi i perandorit të Austrisë, Karl von Habsburg, ka rezultuar pozitiv për coronavirus (COVID-19) dhe tashmë po qëndron në karantinë.

Politikani 59 vjeçar, i cili është kreu i Shtëpisë së Habsburg-Lorraine dhe nipi i perandorit të fundit të Austrisë, Charles I, e konfirmoi lajmin në kanalin televiziv austriak Oe24.

Ai ka thënë se është ‘mirë’ dhe e ka quajtur virusin ‘të bezdisshëm’, duke shtuar: “Nuk është plagë e zezë”, shkruan Daily Mail.

“Mendova se ishte grip i zakonshëm. Kur një shok më tregoi se testi i tij kishte dalë pozitiv në Zvicër, vendosa ta testoj edhe unë”, shpjegoi ai.

Tutje, Von Habsburg lavdëroi autoritetet austriake për sigurimin se ‘paniku nuk futet’ duke vepruar ‘me masë dhe qëllim’.

Pas rezultatit pozitiv, atij i është udhëzuar që të izolohet për shkak të sigurisë. Që nga java e kaluar ai kishte përjetuar simptoma të infeksionit me coronavirus, duke përfshirë kollë, dhimbje koke dhe ethe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme