Katër çmime në Oscar nuk do të shihen publikisht

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Katër çmime Oscar do të prezantohen gjatë pushimeve publicitare në ceremoninë e 91-të të akademisë.

Këtë e ka konfirmuar vetë Akademia, e këto kategori janë kinematografia, editimi i filmit, aksioni i shkurtër live dhe grimi e stilimi.

Fjalimet e fituesve do të transmetohen më vonë gjatë transmetimit, ndërkohë që do të mund të shihen “live” përmes oscar.com, njofton Klan Kosova.

Akademia ka njoftuar vitin e kaluar se do të shkurtonte transmetimin televiziv në 3 orë, në një përpjekje për të realizuar një spektakël më të aksesueshëm për shikuesit në të gjithë botën.

Në një email për anëtarësimin e grupit të hënën, presidenti i Akademisë John Bailey paraqiti planin për shfaqjen e këtij viti. Ai theksoi se Akademia “po vazhdon të nderoje arritjet e të gjitha 24 çmimeve në Oskar”. Në rastin e katër kategorive që do të shpallen gjatë pushimeve komerciale, fjalimet e fituesve do të transmetohen më vonë në transmetim, tha ai.

Ai shtoi se do të ketë për çdo vit një rotacion të kategorive, çmimet e të cilave do të ndahen gjatë publicitetit.

Ceremonia e shumëpritur e këtij viti e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 24 shkurt.

Të ngjashme