Katharine McPhee dhe David Foster martohen këtë vit në Londër

Prishtinë | 10 Shk 2019 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Katharine McPhee dhe David Foster po planifikojnë të martohen në Londër.

Page Six raporton se McPhee ka rënë në dashuri me qytetin britanik, ndërkohë që ajo ka qenë duke performuar atje.

Thuhet se ata duan të martohen sa më shpejt.

“Ajo me të vërtetë dëshiron të martohet dhe nuk dëshiron të presë”, ka thënë një burim.

Raportohet se çifti i cili është në lidhje që nga pranvera e vitit 2017, dhe u fejuan në qershorin e kaluar, planifikojnë të martohen këtë verë.

Një burim tjetër konfirmoi se ata po bëjnë plane për martesën në Londër e cila do të jetë ‘e vogël’.

Të ngjashme