Kehlani konfirmon shtatzëninë

Prishtinë | 13 Tet 2018 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Kehlani ka konfirmuar se ajo është shtatzënë. Këngëtarja 23 vjeçare ka bërë të ditur lajmin se ajo po pret që të bëhet nënë për herë të parë.

Në rrjetet sociale, bukuroshja ka zbuluar lajmin e madh me foto nga shtatzënia e saj.

Ajo ka konfirmuar edhe gjininë e fëmiut, që është vajzë. Ky lajm vjen teksa ajo është në muajin e katërt të shtatzënisë.

Menjëherë hyje të mëdha si Miguel, Lil Yachty, Ty Dolla Sign e të tjerë uruan këngëtaren e re.

Ende nuk dihet babai i fëmiut, i cili besohet se do të mbahet i fshehtë.

Kehlani njihet për këngët e saj mjaft të pëlqyera në tregun muzikor ndërkombëtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme