Khloe në pritje të një vajze?

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 15:27 | Nga

Khloe Kardashian edhe pse në muajin e tetë të shtatzënisë vijon të ruajë forma perfekte fizike.

Këtë të mërkurë bukuroshja është fotografuar nën shoqërinë e motrave të saj, Kim dhe Kourtney, në të cilat bukuroshja 22-vjeçare shfaqet mjaft elegante.
Në fotot e publikuara Khloe ka veshur një fustan të shkurtër ngjyrë argjenti dhe duart i ka vendosur në barkun e rrumbullakosur, gjë për të cilën është kritikuar shumë herë.

“Kam pritur gjatë për këtë moment në jetën time. Kam vetëm pak muaj për ta shijuar këtë fazë të shkurtër, ndaj dhe do e prek sa herë të mundem barkun tim. Mami të do zemër!” ka shkruar Khloe në Twitter.

Mediat kanë shkruar se Khloe është në pritje të një vajze, edhe pse nga ana e saj nuk ka asnjë deklaratë.

“Ajo tashmë po përgatitet për të sjellë në jetë fëmijën e saj dhe në gardarobën e bebes ka vetëm gjëra rozë, ndaj dhe mendohet se do të jetë vajzë” ka bërë të ditur një burim i afërt me familjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme