Kida dhe Mozzik publikojnë fotografitë e njëri-tjetrit

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Rep-artishti Mozzik dhe këngëtarja Kida së shpejti do të sjellin një bashkëpunim në tregun muzikor.

Kjo është bërë e ditur përmes një interviste në të cilën është shfaqur Mozzik, duke zbuluar kështu emrin e artistes në fjalë.

Ndonëse nuk kanë dhënë detaje të mëtutjeshme, tani duket se lansimi i projektit të përbashkët është afër.

Në rrjetin social Instagram, dyshja kanë publikuar fotografitë e njëri-tjetrit. Fotografia e Kidës gjendet në profilin e Mozzik dhe anasjelltas.

Një gjest i këtij lloji ka ngjallë reagime të shumta nga fansat, duke pretenduar se edhe mund të kenë filluar ndonjë lidhje dashurie.

Por, edhe në ‘Instastory’ të këngëtares shihet se ajo është përgatitur për të filluar xhirimet e klipit të radhës.

Të ngjashme