Kirurgu estetik shpjegon transformimin 37 mijë dollarësh të Kylie Jenner

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner, më e reja dhe pa dyshim më e suksesshmja e familjes është tashmë bilionere falë biznesit të saj Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin.

Kylie tashmë 23 vjeçare, duket krejt ndryshe nga pamja e saj e dikurshme, kur debutoi në emisionin e familjes së saj Keeping Up With The Kardashians.

Disa ndryshime natyrisht që kanë të bejnë me ndryshimet natyrore që ndodhin te të gjithë ne teksa rritemi, por fansat kanë kohë që dyshojnë se ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjike për të ndryshuar pamjen e saj.

Por një kirurg i famshëm estetik nga Glow ka dhënë vlersimin e tij për të përditshmen angleze Mirror ku ka zbuluar se si Kylie Jenner ka arritur transformimin e saj të plotë ndër vite dhe se sa mund ti ketë kushtuar.

Duke parë fotot e Kylie, ura dhe maja e hundës së saj duket më e hollë dhe ajo që do të përshkruhet si “femërore klasike”, është shprehur kirurgu.

Kjo mund të tregojë një procedurë rhinoplastike kirurgjikale (riformimin e hundës), e cila e ka lënë atë me një profil jashtëzakonisht të natyrshëm dhe të dëshirueshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme