Kjo është gjendja e Kevin Hart pas aksidentit

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Kevin Hart javë më parë kishte pësuar një aksident me makinë.

Pas aksidentit që kishte pësuar me makinë më 1 shtator, Kevin Hart është liruar nga spitali për të vazhduar rehabilitimin e tij me fizioterapeutë.

Në përplasjen që i kishte ndodhur në Malibu në makinën e tij ishin edhe dy miq të cilët kishin shpëtuar me plagë më të lehta, por komediani nuk e kishte punën shumë të lehtë ai ka pësuar tre fraktura në kurriz.

“Ai është shumë mirë dhe nuk ka nevojë të marrë shumë ilaçe kundër dhimbjeve”, tha një burim duke shtuar se gruaja e tij, Eniko Parris, është duke qëndruar gjatë gjithë kohës afër ti.

Të ngjashme