Konfirmohet shtatzënia e Arbenitës

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur Fero dhe modelja Arbenita Ismajli gjatë ditës së djeshme i kanë dhënë fund beqarisë.

Është folur shumë në media për lidhjen e tyre të dashurisë, madje shumë shpesh kishte shkrime se edhe janë ndarë. Por tani është zyrtare se Arbenita dhe Fero janë burrë e grua.

Çifti Arbenita dhe Fero si duket është edhe një nga çiftet e showbizit të cilët “i martoi gjinkologu”, shkruan Reporteri.net.

Në një fotografi të siguruar nga Gazeta Online “Reporteri.net” konfirmohet se Arbenita është shtatzënë, lajm ky që ishte mohuar nga modelja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme