Ky është apartamenti luksoz i Ryva Kajtazit

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Ryva Kajtazi tashmë ka ndërtuar një karrierë të bujshme profesionale.

Ajo momentalisht po shijon një jetë të lumtur personale meqenëse është bërë nënë e dy fëmijëve.

Ryva së bashku me bashkëshortin e saj, Fidanin, jetojnë në një apartament në qendër të Prishtinës që njëherësh duket të jetë shumë luksoz.

Në një material nga Prive, është zbuluar edhe apartamenti i ri artistes së njohur, në të cilin është zhvendosur para një viti.

Ai është i kuruar në detaje dhe përfshin ngjyrat bardh e zi dhe ato origjinale të drurit. Këngëtarja posedon një ambient mbi 120 metra katrorë me dyer të veçanta në lartësi jashtë çdo standardi.

Në këtë përfshihen po ashtu dy banjo, një kuzhinë e madhe me tryezë, sallon dhe katër dhoma gjumi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme