Ryva Kajtazi duket ndryshe në imazhet e reja, merr vëmendjen me dukjen atraktive

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ryva Kajtazi, është në përgatitje e sipër të një projekti të ri muzikor.

Ajo këto ditë ka kryer xhirimet e klipit të ri, i cili do të jetë shumë shpejt i gatshëm për publikun.

Ryva ndërkohë ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga xhirimet, ku është dukur mjaft atraktive me pamjen e saj.

Ajo ndër vite ka ndryshuar shumë, teksa fansat nuk hezitojnë ta komplimentojnë për mënyrën se si duket ajo sot.

Këngëtarja nuk ka dhënë detaje shtesë mbi klipin e saj të ri, por që përmes një fotografie ka lënë të kuptohet se mund të shfaqet me veshje me elemente tradicionale në këtë projekt.

Ryva përndryshe është e martuar prej më shumë se gjashtë vitesh, dhe me bashkëshortin e saj, Fidanin, kanë së bashku dy fëmijë.

Viteve të fundit, ajo është më shumë e përkushtuar në zhanrin e muzikës popullore. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme