Kylie Jenner dëshiron të ketë katër fëmijë

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner dëshiron të ketë katër fëmijë.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, aktualisht ka vetëm vajzën Stormi me ish-partnerin e saj, reperin, Travis Scott, por ajo do të ndjekë hapat e motrës Kim Kardashian West, e cila tashmë ka fëmijët: North, Saint, Chicago dhe djalin Psalm.

Duke folur në një video të ndarë në YouTube bashkë me Kim, 22-vjeçarja tha: “Unë dua të shoh veten time me katër fëmijë, por nuk e di kur”.

“Nuk kam kohë të caktuar për këtë. Nuk e di nëse do kem katër fëmijë nesër apo në shtatë vitet e ardhshme”.

Kim, 39-vjeçe, e siguroi atë që është e mundur të kesh katër fëmijë dhe të kesh një karrierë të suksesshme po ashtu, por çelësi për të është “të qenit i organizuar me të vërtetë”.

Bukuroshja zeshkane shpjegoi: “Jetë vërtet e organizuar. Unë mendoj se është çelësi vetëm për të qenë i suksesshëm. Është e vështirë, shumë punë por mund ta bësh plotësisht”.

Kylie pëlqen se sa të ndryshëm janë fëmijët e tyre, pasi Stormi e urren që të fotografohet, por Chicago është e fiksuar kur pozon para kamerës me vëllanë e saj.

Kylie tha: “Ajo që unë dua më shumë për Chicikagon, e cila është vërtet qesharake, është se asaj i pëlqen të bëjë fotografi”.

“Dhe Stormi jo. Stormi është si: “Jo nënë, nuk dua fotografi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme