Labi vazhdon aktivitetet bamirëse: Pandemia është që dy vite, ne kryejmë punë që 15 vite

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari shqiptar, Labinot Tahiri, edhe përgjatë kësaj periudhe pandemie nuk është ndalur në asnjë moment me aktivitetet bamirëse në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Artisti, i ndjekur nga mijëra njerëz në rrjete sociale, ka bërë një postim të ri me anë të të cilit thekson se po qëndron afër qytetarit pavarësisht se nuk është i përfshirë në politikë.

Labi më tej shton se pandemia është që dy vite, ndërsa ai kryen punë që 15 vjet.

Njoftimi i plotë:

“Pandemia do të ikën shpejtë…!

Nesër , prap do ju dalë në ndihmë se bashku me popullin, mos mendoni se sa ju del Bill Gates

Mos të harrojnë disa ….

Mirëdita të gjithëve!

Shyqyr që nuk jam këto ditë në politikë se kishin me than se po i bëj aktivitetet për poena politike!

Thjeshtë po qëndrojë afër qytetarit dhe, po vazhdojë me rastet e LEOUKEMISË, KANCER etj…!

Kur punët ia vendosi vetës në interes të përgjithshëm, ato kryhen me shumë sukses, dhe ngarkesën qē kam në vete e lë në fitnes!

Ka disa që më shajnë nē këtë kohë( pandemie) shkaku i kësaj pandemie, por mos të harrojnë, se pandemia është qe dy vjet…. ndersa ne kryejmë punë që 15 vjet!

Pas pandemisë , dera ime tek shtëpia prap troket dhe mbetët e hapur për shumë kend, thjeshtë nuk jam djal i momentit , por sa të kam jetë do të shërbejë.

E bën Zoti mirë.

Qytetarët e din që ju dhurojë aparatura të oksigjenit pa asnjë shpenzim; pa qera, pa perfitime , vetem me ju krye punë pasiqe ka raste me kovid…!

Madje ka dhe disa barna që ua sigurojë, sepse një ditë prap pas pandemisë do ti takojë ata njerëz..!

Zoti ju dhashtë shëndetin e lumturinë nëpër familjet e juaja, dhe ua shpëtoftë Zoti çdo antarë familje nga secila semundje që vuan!

Me shumë nuk po dua me shkru, përshkakse ka disa që ia qesin titullin shkrimit vetëm qysh me i marr liket…!

Me dashuri, Labi Kosovë e Shqipërisë!”. 

Të ngjashme