Labinot Tahiri i dhuron dy aparatura për prodhim oksigjeni për QKMF-në e Podujevës

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka bërë të ditur se ia ka dhuruar dy aparatura për prodhim oksigjeni, në kohën kur spitalet rajonale po raportojnë për mungesë të këtyre aparaturave.

Tahiri, përmes ‘Faceboook’-ut të tij, ndër të tjera, ka njoftuar edhe për përurimin e pozitës kryetarit të ri të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përcjell Gazeta Express.

Më tutje, ai ka paralajmëruar edhe për dhurimin e një autoambulance tjetër QKMF’së së Podujevës përgjatë kësaj jave.

Njoftimi i plotë:

Sot në Podujevë, i mirëpritur nga kryetari i nderuar i Podujeves z. Shpëtim Bulliqi, të cilit I’a urova postin e ri të kryetarit.

 Ne i dhuruam donacion dy aparatura për prodhimin e OKSIGJENIT.

QKMF-ja në Podujevē dhe mjekët, kanë nevojë edhe për shumë gjera të tjera si: shtretër, mbulesa dhe normalisht një Autoambulancë përshkak se njera ishte e demtuar dhe tjetra e vetme e vjetër.

 Ne, vendosem që të ua sigurojmë edhe një Autoambulancē mē të re gjatë kësaj jave.

 Kush do që ka mundesi dhuroni edhe në Podujevë edhe në qendra te tjera nēpër Kosovë.

 Zoti ju a ruajt familjet.

 Labi KOSOVË E SHQIPËRISË

Të ngjashme