Labinot Tahiri në ndihmë familjeve të prekur nga shpërthimi në Ferizaj

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme (e martë) shpërtheu një bombolë gazi në një lokal në qytetin e Ferizajit.

Sipas raportimeve, 42  persona kanë mbetur të lënduar prej të cilëve 14 po trajtohen në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare, 4 prej tyre në trajtim intensiv nga plagët e marra.

Për një ngjarje të tillë ka reaguar menjëherë këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, i cili ofroi ndihmë familjeve të prekura.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa shpresonte që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë.

“Lutemi për shpirtrat e të gjithëve që të shërohen sa më parë”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazhit.

Krahas të lënduarve, gjatë këtij shpërthimi pati edhe dëme materiale, e po ashtu edhe vetura të dëmtuara që ishin afër qendrës.

Të ngjashme