Ledri Vula tregon se si filloi historia e dashurisë me partneren e tij, Sara Hoxhën

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur Ledri Vula ka filluar lidhjen e tij të dashurisë prej vitesh me bukuroshen Sara Hoxha.

Megjithatë, i njëjti javë më parë zyrtarizoi romancën e tij derisa publikoi një fotografi përkrah saj në rrjetet sociale.

Krijuesi i hitit “Princess Diana” këtë të hënë është i ftuar në emisionin “NIN” me Alaudin Hamitin, ku në promon e programit dëgjohen disa prej temave për të cilat ka folur, që nga muzika, bashkëpunimi surprizë e po ashtu edhe deri tek historia e njohjes me partneren e tij, Sarën.

Siç tregon reperi, shkak i njohjes së Ledrit me të dashurën e tij janë bërë shoqet e saj.

Ai tregoi se shoqet e Sarës ishin ato që e pëlqenin reperin dhe shkuan në prapaskenën e një koncerti ta takonin, megjithëse Ledri tregoi se këtij të fundit i pëlqeu Sara.

“Shoqeve të veta iu kam pëlqyer, por mua më ka pëlqyer Sara”, ka thënë ai.

Çifti i ri i showbizit shqiptar tashmë janë pothuajse gjithnjë së bashku dhe vetëm javë më parë filluan pushimet e para në Ulqin.

Të ngjashme