Linda Halimi publikon këngën e re “Better You”

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re.

Kënga është ritmike e zhanrit RnB dhe vjen për fansat në gjuhën angleze, pasi tash e sa kohë këngëtarja shqiptare prodhon muzikë për tregun amerikan.

“Better you” është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio, pa videoklip.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, Linda ka bërë të ditur se shkaqet e izolimit dhe kufizimet për shkak të pandemisë globale e lanë atë pa ia realizuar kësaj kënge videon muzikore.

“Kjo këngë është bërë me aq shumë dashuri dhe njerëz të mahnitshëm . Do doja ta kisha bërë me videoklip muzikor, por ne të gjithë po jetojmë në një kohë provuese dhe shpresojmë se së shpejti do të mund të ndaj me ju video të reja. Tani për tani, unë do të doja t’ju shihja të gjithëve ju duke krijuar videot tuaja nën ritmet e ‘Better You’ dhe dërgoni ato tek unë! Unë do t’i rishpërndaj të gjitha! Shijoni këngën dhe ju falënderoj shumë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme! Ju dua shumë”, ka shkruar këngëtarja me prejardhje nga Vitia në Instagram.

Linda përndryshe prej gati një dekade është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton bashkë me burrin dhe vajzën e tyre.

Të ngjashme