Linda Halimi vazhdon të tregojë rezultatin e arritur nga operimi në videot ku thekson të pasmet

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Janë bërë disa javë që kur këngëtarja shiptare, Linda Halimi, i është nënshtruar një operacioni për heqjen e dhjamit.

Artistja, e ndjekur nga mijëra fansa në rrjete sociale, iu nënshtrua një ndërhyrje të quajtur Sculpt 360+BBL, nga e cila ka transferuar dhjamin në vithe.

Derisa ka kaluar pak kohë, ylli nga Vitia po vazhdon të shfaqë rezultatin që ka arritur pas operimit.

Ajo së fundmi ka publikuar një video në Instagram të realizuar në ballkonin e shtëpisë së saj luksoze në Atlanta, të cilën e bleu pak ditë më parë.

Linda duket në formë të mahnitshme në një kostum Versace ku në pjesën e sipërme është i kombinuar me triko të tejdukshme.

Të ngjashme