Loredana feston ditëlindjen, asnjë shenjë nga bashkëshorti

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, sot (e diel), feston ditëlindjen e 24-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.

Biondja mbrëmë ishte surprizuar nga miqtë me një tortë të veçantë, por që në festë nuk shihej askund bashkëshorti i saj, Mozzik.

Madje, biondja akoma nuk ka marrë ndonjë urim të ditëlindjes nga ai, gjë që bën të dyshojmë më shumë për krizën në romancën e tyre.

Presim të shohim në vazhdim se çfarë do të ndodh në mes të çiftit, të cilët tashmë janë prindër edhe të një vajze.

Sidoqoftë, për pak vite në skenën tonë muzikore Lori ka shpërthyer me projekte të suksesshme, ku ka fituar zemrat e publikut gjithandej.

Të ngjashme