Luana Vjollca martohet këtë verë?

Prishtinë | 21 Jan 2018 | 17:35 | Nga

Luana Vjollca sonte me shaka ose me të vërtetë ka zbuluar se ka plane për t’u martuar. Në emisionin e saj “Shiko Kush Luan”, teksa e pyeste Ylli Limanin se kur do të martohet, ky i fundit është shprehur se nuk i dihet, ndoshta shumë shpejt.

Luana i është drejtuar “si unë në verë”? Më pas moderatorja është drejtuar nga Manushi duke i thënë që është shaka dhe i ka kërkuar atij t’ia konfirmojë publikut që nuk është e vërtetë.

Manushi është shprehur nga ana tjetër, se “nuk i dihet, pasi zërat po qarkullojnë”.

Në fakt Luana është në një lidhje me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj prej disa vitesh, edhe pse ata nuk e kanë pranuar ende publikisht. Gjithsesi, ndoshta këtë verë do të kemi një dasmë nga çifti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme