Luana Vjollca nuk e ndjek më Krenarin në rrjetet sociale

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, është një nga personazhet që gjithmonë rrëmben vëmendje me paraqitjen e saj.

Tash e sa kohë, përflitej se prezantuesja ishte në lidhje me Krenar Çoçajn, i cili ka qenë i njohur si ish-i dashuri i Dafina Zeqirit.

Paraqitjet e përbashkëta të dyshes kanë qenë shumë të rralla, ku ndër to mund të ceken dasma e motrës së saj, Marina Vjollcës, ku ishte ndër herët e para që Lauana u pa pranë Krenarit.

Ky i fundit, nuk i kursente edhe pëlqimet dhe komentet e mira për bukuroshen Vjollca në fotografitë që ajo publikonte në rrjetet sociale.

Mirëpo duket se së fundmi gjërat kanë ndryshuar, kjo pasi dyshja duket se nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Të paktën Luana, është ajo e cila duket se ka bërë “unfollow” Krenarin, dhe kjo vërehet lehtësisht nga lista e personave që ajo ndjek.

Në këtë listë nuk figuron fare emri i Krenarit, me çka ka bërë fansat që të aludojnë rreth një krize të mundshme në lidhjen e çiftit.

Sido që të jetë, asnjëri nga ta nuk është prononcuar ndonjëherë rreth kësaj çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme