Marc Anthony mbetet pa jahtin me vlerë prej 7 milionë dollarësh

Prishtinë | 21 Dhj 2019 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Jahtin luksoz që i përket këngëtarit Marc Anthony, (51) e kaploi zjarri dhe ai është përmbysur, ka konfirmuar Fox News. Në momentin e aksidentit, jahti 36 metra i gjatë ishte i lidhur në marinë në Miami.

Këngëtari nuk ishte brenda, ndërsa është konfirmuar që asnjë nga anëtarët e stafit nuk ishte lënduar.

“Të gjithë janë të sigurt”, – konfirmoi ekipi PR i Marc.

Jahti, i cili u dogj plotësisht të mërkurën, vlerësohet në rreth 7 milionë dollarë, ndërsa rreth 40 zjarrfikës dolën në terren për ta parandaluar katastrofën, shkruan KOHA Ditore.

Këngëtari në jaht shpesh i bënte ndejat më të çmendura, ndërsa vetë jahti mund t’i akomodonte 12 persona. Përveç dhomave luksoze, në të kishte edhe pishinë, një depo për disa ski jet, skarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme