Martohet Afërdita Dreshaj

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 10:20 | Nga

Afërdita Dreshaj i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me të dashurin e saj prej shumë vitesh, me sportistin rumun Jakub Kindl në Miami të Shteteve të Bashkuara, njofton Klan Kosova.

E rrethuar nga miqtë e familjarët, ajo dasmën e bëri në një plazh derisa po dukej shumë e lumtur krah bashkëshortit të saj.

Afërdita ka disa vjet që është në lidhje me Jakub, duke u fejuar vetëm një vit më parë.

Ju kujtojmë që ajo ishte e lidhur për një kohë me këngëtarin, Shpat Kasapi, me të cilin u nda më pas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme