Qëllohet me armë, reperi i njohur në gjendje kritike për jetën

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur, Baby Blue Pretty Ricky, është në gjendje kritike dhe po lufton për jetën pas një të shtëne me armë.

Artisti 36-vjeçar i “Grind With Me” u qëllua në Miami, sipas një deklarate të lëshuar nga ekipi i tij

Baby Blue u sulmua sot në mëngjes nga dy grabitës të armatosur në sallat e lojërave të SpareZ, ku po merrte pjesë për publikimin e këngës së tij të re “Jerry Rice”, është thënë në deklaratë.

Një video e publikuar në mediat sociale tregon reperin e përgjakur menjëherë pas të shtënave të shtrirë në tokë ndërsa miqtë bërtisnin për ndihmë.

Policia tha se të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinin oficerët.

Kjo ngjarje është nën hetimin e policisë dhe ata janë ende në kërkim të të dyshuarve të mundshëm.

Baby Blue, emri i vërtetë i të cilit është Diamond Blue Smith, ishte anëtar i Pretty Ricky, i cili shënoi hite në vitet 2000 me “Grind With Me” dhe “On the Hotline”. Ai kohët e fundit luajti në serialin e realitetit të VH1 “Love & Hip Hop: Miami”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme