Mary J. Blige feston ditëlindjen e 50-të

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Muzikantja dhe aktorja amerikane, Mary J. Blige, mbushi 50 vjet të hënën më 11 janar.

Kantautorja e njohur dhe shumë e dashur nga publiku, e shquar për këngë të tilla si “Family Affair” dhe “Be Without You”, gjatë karrierës së saj i ka realizuar 23 hite të pozicionuara në vendin e parë në toplistat muzikore.

Blige po ashtu i ka fituar disa shpërblime të rëndësishme, prej debutimit të saj në skenë në vitin 1992, duke i përfshirë këtu nëntë shpërblime “Grammy” dhe gjashtë çmime “BET”.

Këngëtarja gjithashtu e gëzon një karrierë të mirë edhe si aktore. Së fundmi e ka portretizuar një vrasëse të rrezikshme të quajtur Cha Cha, në sezonin e parë të serisë së adaptuar nga Netflixi, “The Umbrella Academy”.

Talenti i Mary J. Bligeit ia siguroi asaj dy nominime për çmim “Oscar”, për punën e saj në dramën e vitit 2017, “Mudbound”, në kategori të tilla, si “Aktorja më e mirë në rol dytësor” dhe “Kënga më e mirë origjinale”.

Blige pritet ta luaj rolin e Dinah Washingtonit në filmin e ardhshëm “Respect”, i cili e ekranizon jetën e këngëtares Aretha Franklin. Ky projekt planifikohet të lansohet në gusht të vitit 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme