Me poza provokuese në bikini transparente, Rihanna shpreh mbështetjen për komunitetin LGBTI

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, është duke promovuar linjën e saj të re të të brendshmëve.

Këtë radhë ajo është vënë në mbështetje të komunitetit LGBTI, duke inkuadruar flamurin shumëngjyrësh në të brendshmet e saj.

Një gjë të tillë e ka bërë në fotografitë e fundit që ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku ka pozuar me bikini transparente, në të cilën ishin të stampuara disa ylbere.

“Krenare përgjithmonë”, ka shkruar këngëtarja nga Barbadosi në mbishkrimin e fotografisë, referuar kështu fakti që LGBTI e cilësojnë krenari stigmatizimin e komunitetit të tyre.

Përndryshe, qershori njihet tashmë ndërkombëtarisht si muaji i ndërgjegjësimit për komunitetin LGBTI.

Një paradë e këtij komuniteti, e quajtur “Para e Krenarisë” është organizuar edhe gjatë ditës së sotme (e enjte) në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Të ngjashme