Megan Thee Stallion bën publike lidhjen e dashurisë me Pardison Fontaine (Foto)

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Megan Thee Stallion është zyrtarisht në lidhje dashurie.

E nominuara për çmimet ‘Grammy’ së fundmi ka qenë duke e fshehur romancën, të cilën tashmë e ka bërë publike, shkruan Daily Mail.

Në një postim në rrjetin social Instagram, reperja ka ndarë një fotografi me Pardison Fontaine, pasi kaluan së bashku edhe Ditën e të Dashuruarve.

26-vjeçarja më parë gjatë kësaj jave kishte tentuar të lajmëroje në ‘Instagram Live’, por papritur pasi disa argumente me të dashurin.

“Ju të gjithë e njihni atë. Po, ai është i dashuri im. Kështu që, mjaft luajtët me të”, është shprehur ajo.

Reperi në anën tjetër e ka surprizuar Megan edhe me një avion privat, duke publikuar reagimet e saj në rrjete sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme