Mihrije Braha pasi votoi në Prishtinë: Tash du me shku në Mitrovicë të Veriut

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Naim Abazi dhe Mihrije Braha janë çifti nga estrada që kanë votuar gjatë ditës në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.

Këngëtari është shprehur se ditën e votimit e quan ditë feste, derisa Mihrije Braha thotë se zgjohet herët dhe e përcjellë situatën gjatë gjithë ditës.

“Qyetatri nuk është i pavëmendshem, kështu e kanë kuptuar që duhet realizuar ajo që premtojnë. Për gjithë Kosovën ka ardhur një moment i imirë, sepse janë vetëdijësu edhe politikanët edhe qytetarët”, tha Braha në T7.

“Tash du me shku në Mitrovicë në pjesën veriore, du me bo një video dhe do t’ua dërgojë. Po shkoj po e marrë nanën e po e çojë te kutia e votimit, edhe pse ka kush e çon, por është edhe kurioziteti im me pa qysh po shkon atje”, tha Braha.

Të ngjashme