Milot Rashica shijon jetën e natës me të fejuarën në Vushtrri

Vushtrri | 03 Qer 2018 | 11:02 | Nga

Milot Rashica është i lidhur shumë me Kosovën dhe ai duket se mezi pret që të vizitojë vendin e tij sa herë ofrohet mundësia në pushime.

Ylli i përfaqësueses së Kosovës i cili luan në Bundesligan gjermane gjatë gjithë sezonit ka rrallë herë mundësinë për të vizituar Kosovën.

Por, kur i ofrohet një mundësi e tillë, ai nuk e lë pa e shfrytëzuar sepse pritet mirë nga shoqëria dhe familjarët.

Kësaj radhe ai ishte prezent në Vox, klubin e natës në Vushtrri i cili pati hapjen zyrtare mbrëmjen e kaluar.

Dhe, nuk kishte si të mungonte Rashica në këtë ngjarje bashkë me të fejuarën e tij Belkiz Kera, e cila dukej mahnitëse.

Rashica po shijon pushimet në Kosovë, pasi u paraqit për Kosovën në miqësoren ndaj Shqipërisë që Kosova e fitoi me rezultat 3-0.

Milot Rashica aktualisht luan për skuadrën gjermane Werder Bremen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme